Rusia në mbrojtje të ish-presidentit sirian: Nuk e dorëzojmë në Gjykatën e Hagës
Bota E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 09:59
Rusia e transportoi presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad në “mënyrën më të sigurt”, tha zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Sergei Ryabkov, për NBC News në një intervistë të transmetuar të martën. Kremlini njoftoi të hënën se presidenti Vladimir Putin kishte vendosur t’i jepte Asadit azil në Rusi.
“Ai është i siguruar dhe kjo tregon se Rusia po vepron ashtu siç duhet në këtë situatë”, tha Ryabkov për NBC.
I pyetur nëse Rusia do ta dorëzonte Assadin për gjykim, Ryabkov tha se Rusia nuk është palë në konventën që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Moska e ka mbështetur Sirinë që në ditët e para të Luftës së Ftohtë, duke njohur pavarësinë e saj në vitin 1944 ndërsa Damasku kërkonte të përmbyste sundimin kolonial francez. Perëndimi e pa Sirinë si një satelit sovjetik. Të martën, Mohamed al-Bashir njoftoi se ai po merrte administrimin e vendit si kryeministër i përkohshëm me mbështetjen e ish-rebelëve që rrëzuan Asadin.
Burimi