Rrëzimi i avionit me 38 viktima, SHBA: Kemi të dhëna se qëndron Rusia

Rrëzimi i avionit me 38 viktima, SHBA: Kemi të dhëna se qëndron Rusia

Bota E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 10:01
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby thotë se SHBA ka të dhëna se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona. Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për hetimin e aksidentit ajror ë mënyrë që të zbardhen detajet.
Avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni, përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku më pas edhe u rrëzua. Ai shtoi se SHBA kishte të dhëna të cilat kalojnë përtej fotove të cilat qarkullojnë në rrjet.

Nga ana tjetër, ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas u dëmtua nga copëzat nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente