Rikthehen në Elbasan kreditë e buta

Rikthehen në Elbasan kreditë e buta

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë” , i njohur ndryshe si kreditë e buta. Me gjithë kërkesat e shumta të qytetarëve Ministria e Ekonomisë në shumë vite nuk kishte miratuar kuota për Elbasanin. Tashmë programi rikthehet me shpresën e vijimësisë vit pas viti.
Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi, sqaron procedurat si mund të përfitoni kredi të butë dhe kriteret për t’u shpallur fitues.

“Është hapur thirrja për të aplikuar nga të gjitha kategoritë e interesuara për programin e subvencionimit të interesave të kredisë, e njohur ndryshe si kredia e butë. Bashkia Elbasan ka dhe eksperienca të mëparshme. Më e afërta është ajo e vitit 2021 ku Bashkia Elbasan shpalli rreth 180 kuota dhe patën 154 aplikantë u kualifikuan të cilët më pas ndoqën procesin e tyre pranë bankave. Ky është një program në kuadër të thirrjeve për strehim i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonimisë. Bashkia Elbasan ka pasur edhe një thirrje në vitin 2012 dhe që atëherë nuk është praktikuar më si program, por jemi optimistë për hapjen këtë vit me 85 kuota dhe vijimësinë e programit” theksoi Bylykbashi.
Për vitin 2025 janë miratuar 85 kuota për Bashkinë e Elbasanit ndërsa përfituesit duhet të plotësojnë disa kritere.Bylykbashi sqaron se “kriteret që duhen plotësuar janë disa dhe e gjithë procedura mund të aksesohet pranë zyrave të njësive apo në website-n e bashkisë Elbasan. Kriteret kryesore janë çiftet e reja, personat që nuk kanë mbushur 40 vjeç, nënat kryefamiljare, familjet njëprindërore etj” vuri në dukje Bylykbashi.
Përveç kategorive sociale të përcaktuar ekziston edhe kriteri ekonomik. Familjet që mund të aplikojnë janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë, apo banesa e tyre është nën normat e strehimit. Po ashtu të ardhurat duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente