
Rezart Veleshnja sqaron ”arrestimin”: Makina kishte humbur, unë e kam përdorur kur…
👁407
Showbiz E Premte, 13 Dhjetor 2024 17:06
Rezart Veleshnja, aktor i humorit dhe ish-banor i ”BBVK3” u lirua pasi ishte arrestuar jo sipas ligjit, dhe Gjykata e Durrësit caktoi masën ”detyrim paraqitje”. Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.
”Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq!
Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, shprehet aktori.
Burimi