Reuters zbulon detyrën e re të Grenell, por Trump nuk e konfirmon

Reuters zbulon detyrën e re të Grenell, por Trump nuk e konfirmon

Emri i Richard Grenell u përfol për disa nga postet më të rëndësishme të administratës amerikane, që nga data 6 nëntor kur u konfirmua fitorja e ish-Presidentit në zgjedhjet presidenciale. Grenell si duket do të duhet të kënaqet vetëm me postin e të dërguarit special të SHBA-së për Iranin. Ka qenë Presidenti i sapozgjedhur, Donad Trump që ka shpërndarë në Truth Social një artikull të Reuters, ku shkruhet për detyrën e re të tij, por Trump nuk e konfirmon plotësisht këtë gjë.
“Grenell është një yll që do të marrë një pozicion të rëndësishëm”, shkruan Trump, duke lënë ende hije dyshimi. Grenell është një nga besnikët e presidentit të ri amerikan dhe në administratën e parë, ndër të tjera luajti rol të rëndësishëm si i dërguari special për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, madje duke dërguar asokohe Aleksandër Vuçiç dhe Abdullah Hotin deri në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshje para Trumpit.

Pikërisht për shkak të këtij angazhimi në Ballkan, emërimi i mundshëm i Grenellit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili më pas u plotësua nga Marco Rubio, ishte problematik për disa vende të Ballkanit, si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Grenell nuk i ka fshehur marrëdhëniet e mira me Vuçiç dhe me familjen e Trumpit, konkretisht vajzën e tij, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët sakaq kanë vendosur të investojnë në pasuri të paluajtshme në ishullin e Sazanit në Shqipëri dhe kryeqytetin Beograd në Serbi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente