
Rekord si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk i pari që tejkalon 400 miliardë dollarë
👁768
Elon Musk është i pari njeri në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale. Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street.
Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm.
Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm.
Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë.
Burimi