
Reali fiton ndaj Vallecanos së Balliut, i bashkohet Barçës në krye
👁680
Sporti E Diel, 9 Mars 2025 18:19
Real Madrid merr një tjetër fitore në kampionat duke arritur Barcelonën në krye të renditjes. Skuadra e Ancelottit mori një sukses jo shumë të vështirë, 2-1 ndaj Rayo Vallecanos.
Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior ishin protagonist në pjesën e parë me dy gola të shënuar në harkun e 4 minutave. Pedro Diaz rihapi sfidën në fundin e pjesës së parë.
Miqtë u munduan të ndryshonin diçka në pjesën e dytë,por rezultati mbeti i pandryshuar. Merengues tashmë janë në kuotën e 57 pikëve, po aq sa Barcelona, që ka dhe një sfidë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/
Burimi