Real Madrid ka nisur kontaktet me trajnerin e “Aspirinave”

Real Madrid ka nisur kontaktet me trajnerin e “Aspirinave”

Sporti E Premte, 7 Mars 2025 16:31
Real Madrid dhe Xabi Alonso duken të destinuar për t’u ribashkuar edhe një herë, por tani diskutimi është ndryshe pasi Reali e sheh spanjollin si trajnerin e ardhshëm.
Sipas mediave angleze, përfaqësues të Realit kanë kontaktuar me Alonson për të kuptuar nëse ekziston mundësia që ai të jetë trajneri i ri sezonin e ardhshëm.

“The Athletic” shkruan se Ancelotti ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të jetë pjesë e Realit deri në 2026, por në një tjetër pozicion, jo atë të trajnerit.
Në të njëjtën kohë, e përditshmja angleze shton se emri i Ancelotti vijon të jetë në modë në Brazil.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente