Raporti i Eurostat, Italia është vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë

Raporti i Eurostat, Italia është vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë

Bota E Shtunë, 22 Shkurt 2025 08:51
Raporti më i fundit i Eurostat ka renditur Italinë si vendin me popullsinë më të moshuar në Evropë.
Sipas raportit, mosha mesatare është 48.7 vjeç, ndërkohë që mosha mesatare në Bashkimin Europian ka arritur në 44.7 vjeç. Kjo e fundit është rritur me 2.2 vite që nga viti 2014.

Ndërkohë, shteti fqinj Irlanda ka moshën më të re në Evropë e cila është 39.4 vjeç.
Plakja e popullsisë është një fenomen i përhapur në të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Maltës dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare është ulur paksa.
Shtetet e tjera si Greqia, Portugalia, dhe Sllovakia kanë përjetuar një rritje të dukshme të moshës mesatare, ndërsa vendet si Qipro, Spanja dhe Polonia kanë shënuar gjithashtu rritje, por në nivele të ulëta.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente