Rama: Vintage Boutique Hotel, një gurë i çmuar në gjerdanin e mikpritjes korçare
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video përmes së cilës promovon “Vintage Boutique Hotel, një tjetër strukturë akomoduese i shtohet gjerdanit të hotelerisë në Korçë gati për të mirëpritur mysafirë e turistë.
Të ndërtuarit e folezave të ngrohta me standardet më të mira të mikpritjes, duke rijetëzuar banesat e vjetra dhe duke përcjellë në formën më mbresëlënëse trashëgiminë e pasur kulturore e shpirtërore, pa cenuar asnjë “gur” nga mozaiku i lagjeve historike është virtyt estetik i korçarëve mes shumë të tjerave, që tek “Vintage Boutique Hotel” është bërë me një sqimë e mjeshtëri të jashtëzakonshme.”
Në thelb nuk është promovimi i një iniciative biznesi, por i shndrrimit të vlerave dhe traditave të trashëguara në mundësi të promovimit të kulturës dhe predispozitës për të gjetur pikëtakimin e së shkuarës me të sotmen dhe të ardhmen, si mundësi për të bashkëjetuar me kohën në një vullnet tashmërie zhvillimi dhe progresi.
AV
Burimi