Qeveria shkarkon Abigeila Voshtinën nga detyra e drejtoreshës së TKOB dhe Ansamblit Popullor

Qeveria shkarkon Abigeila Voshtinën nga detyra e drejtoreshës së TKOB dhe Ansamblit Popullor

Qeveria ka miratuar ditën e sotme vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi menjëherë dhe ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi. Voshtina u emërua në këtë detyrë në 2022, pas një konkursi që në atë kohë u cilësua i suksesshëm dhe u tha se ajo do të qëndronte në detyrë për një periudhë 4-vjeçare.
Vendimi i Qeverisë:

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente