Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg
Çmimi mesatar i shitjes së pronës në Tiranë vlerësohet të jetë 124 mijë lekë/m2. Me miratimin e ri të referencave, çmimet janë rritur në të gjithë vendin, ku zonat më të shtrenjta rezultojnë Farka, Liqeni Artificial dhe Dhërmiu, ku vlera e një banesë arrin nga 190 000 deri në 258 000 lekë/m2.
Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg. Në raport me vitin 2023, çmimet janë rritur në qytetet e mëdha dhe në zonat bregdetare, të cilat nuk klasifikohen si qytete. Kështu, në Tiranë për të gjithë zonat kadastrale, çmimi mesatar për m2, rezulton 124.300 lekë. Në rrethin brenda kryeqytetit, zona më e lirë është Paskuqani me çmim 62 500 lekë/m2, ndërsa më e shtrenjta është zona pranë liqenit artificial me çmim 227 400 lekë/m2. Por, përtej gjurmës së kryeqytetit, Farkë mban çmimin më të lartë në të gjithë vendin, ku përreth liqenit të kësaj njësie administrative, çmimi i pronës arrin në 257 mijë lekë/m2.
Ndërkohë në Durrës, çmimi i ri mesatar i banesave arrin në 71.200 lekë nga 67.500 lekë/m2 në vitin 2023. Një prirje e ngjashme vihet re edhe në qendrat e mëdha të qarqeve të tjerë ku çmimi është rritur për një vit, deri në 14 mijë lekë/m2.
Sa i takon zonave bregdetare, çmimet i udhëheq Dhërmiu, ku një metër katror kushton afro 190 mijë lekë. Përcaktimi i çmimit të pronave është referencë për zgjedhjen e qytetarëve e bizneseve në investim, Entin Kombëtar të Banesave në politikat e strehimit dhe qeverinë për politika fiskale.
Çmimi referencë i pronave në Tiranë, 2024
Çmimi mesatar
124.300 lekë/m2
Çmimi më i lartë
Liqeni artificial
227 400 lekë/m2
Çmimi më i ulët
Njësia 11 (pranë Paskuqanit) 62 500 lekë/m2
Zona më e shtrenjtë në Shqipëri
Njësia Farkë 257 mijë lekë/m2
Çmimi referencë i pronave në Shqipëri
Tiranë 124 300 lekë/m2
Durrës 71 200 lekë/m2
Vlorë 66 700 lekë/m2
Kamëz 62.500 lekë/m2
Shkodër 62 300 lekë/m2
Elbasan 55 400 lekë/m2
Fier 55 400 lekë/m2
Korçë 59 500 lekë/m2
Berat 52 200 lekë/m2
Kukës 54 000 lekë/m2
Gjirokastër 48 600 lekë/m2
Çmimi i pronave në bregdet
Dhërmi 186 400 lekë/m2
Orikum 61 400 lekë/m2
Velipojë 60 400 lekë/ m2
Golem 56 500 lekë/m2
Shëngjin 49 200 lekë/m2
Burimi