
Putin uron Trump për betimin dhe shprehet i gatshëm për të biseduar për Ukrainën
👁1600
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e SHBA në ditën e betimit.
Në një fjalim televiziv foli për fitoren bindëse të Trump, rezistencën ndaj atentatit që iu bë dhe pranoi gjithashtu ftesën e Trump për të rifilluar kontaktet me Rusinë dhe idenë e Trump për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë të tretë botërore.
Kreu i Kremlinit shtoi se është i hapur për dialog me administratën Trump për luftën në Ukrainë, jo për armëpushim, por për një paqe të përhershme.
“Natyrisht, ne do të mbrojmë interesat e Rusisë”, tha Putin, duke ritheksuar synimet e tij mbi Ukrainën.
Burimi