Publikohet podcasti i shumëpritur i Blero dhe Afronës, tregojnë pse u ndanë dhe lotojnë: Kokëfortësia ime…

Publikohet podcasti i shumëpritur i Blero dhe Afronës, tregojnë pse u ndanë dhe lotojnë: Kokëfortësia ime…

Podcasti i shumëpritur i Bleros dhe i Afronës është publikuar në YouTube. Duke qenë se për muaj të tërë është xhiruar ky podcast, publikimi i intervistës së plotë nuk u bë deri më sot, për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Afrona dhe Blero, për herë të parë pas dy vjetësh nga ndarja e tyre, dolën përballë njëri-tjetrit në një intervistë për të folur për lidhjen e tyre. Tema kryesore e këtij podcasti ishte ndarja dhe arsyet e mosfunksionimit të martesës së tyre, për të cilën dyshja folën për herë të parë kaq haptas për publikun.
Pjesë nga intervista:
Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?
Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyeja që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.
Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.
Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë.
Afrona Dika: Distanca.
Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati.
Burimi