![Protestat e studentëve pushtojnë Serbinë: Për një të nesërme më të mirë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/protestat-e-studenteve-pushtojne-serbine-per-nje-te-neserme-me-te-mire_67b0d5af66dbb.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Protestat e studentëve pushtojnë Serbinë: Për një të nesërme më të mirë
Bota E Shtunë, 15 Shkurt 2025 18:35
Dhjetëra mijëra studentë kanë zbritur në qytetin e Kragujevacit në Serbi, pas një seri protestash që tronditën vendin pas shembjes së çatisë së një stacioni treni vitin e kaluar, ku mbetën të vrarë 15 njerëz.
Që atëherë, Serbia është pushtuar nga demostrat masive, të cilat po kërcënojnë pushtetin 10-vjeçar populist të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Edhe pse temperaturat janë duke shkuar drejt acarit, studentët nga e gjithë Serbia arritën në Kragujevac me autobus, madje edhe në këmbë, duke i rënë daulleve, fryrë bilbilave dhe duke mbajtur në krah flamurin e Serbisë.
Protestuesit planifikuan të bllokonin një nga bulevardet kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në një homazh për viktimat e stacionit të trenit. Ata mbajtën edhe 15 minuta heshtje.
“Ne jemi këtu për të luftuar për një të nesërme më të mirë, kundër korrupsionit,” tha 20-vjeçari Jovan. Studentët protestues kanë gëzuar mbështetje të gjerë nga publiku serb, shumë prej të cilëve fajësojnë tragjedinë e Novi Sadit për korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së Vuçiit, akuza që autoritetet i mohojnë.
Burimi