
Presidenti Trump urdhëron shkarkimin e dhjetëra prokurorëve antiTrump
Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Donald Trump njoftoi se kishte urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë prokurorëve që i përkasin, siç e quan ai, “Epokës Biden”.
“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth.
Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi administrata Trump u raportua kohët e fundit se kishte “shkarkuar më shumë se 20 prokurorë të emigracionit nga Departamenti i Drejtësisë”, të cilët ishin “punësuar së fundmi” për të shërbyer si “gjyqtarë pro emigracionit në gjykatat e emigracionit të vendit”.
Sipas mediave të huaja, administrata Trump është raportuar gjithashtu të ketë pushuar mbi një duzinë prokurorësh që kishin punuar më parë në rastet e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, me një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë.
Burimi