Presidenti rus Vladimir Putin zotohet të hakmerret për sulmin e Ukrainës në Kazan
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar Kievin me hakmarrje pas sulmit me dron ditën e djeshme, në qytetin rus, Kazan.
“Kushdo që përpiqet të shkatërrojë diçka këtu do të përballet me një shkatërrim të shumëfishtë në territorin e tij dhe do të pendohet për atë që ka tentuar të bëjë në vendin tonë”, tha shefi i Kremlinit gjatë një videokonference.
Dje në mëngjes, gjashtë dronë ukrainas goditën ndërtesat e banimit në Kazan dhe droni i shtatë goditi një objekt industrial.
Nuk u raportua zyrtarisht për të plagosur nga sulmi, ndërsa raportet e medieve treguan se tre persona kishin marrë plagë nga xhami i thyer i dritares.
Kazani ndodhet më shumë se 1000 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Edhe pse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ai konsiderohet një përgjigje ndaj një sulmi raketor rus kundër Kievit. //a.i/
Burimi