Presidenti rus Putin: “Është sigurisht më mirë që të takohemi dhe, bazuar në realitetet aktuale, të diskutojmë me qetësi…”

Presidenti rus Putin: “Është sigurisht më mirë që të takohemi dhe, bazuar në realitetet aktuale, të diskutojmë me qetësi…”

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se ishte gati të takohej me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, duke lavdëruar presidentin e sapozgjedhur përpara takimit të tyre të pritshëm dhe duke i bërë një qokë publike.
“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie biznesi, pragmatike dhe madje besimi me presidentin aktual. Dhe nuk mund të mos pajtohem se nëse fitorja e tij nuk do të ishte vjedhur në vitin 2020, kriza në Ukrainë mund të mos kishte ndodhur në vitin 2022”, deklaroi Putin.

Pra Presidenti rus së pari i bëri jehonë pretendimeve të Trump se zgjedhjet në 2020-n iu vodhën dhe së dyti përsëriti tezën e famshme të Trump gjatë fushatës së tij për president se, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në detyrë.
Putin vazhdoi me lavdërimet për Trump, duke sinjalizuar interesin për një marrëveshje të shpejtë për luftën në Ukrainë dhe më gjerë.
“Është sigurisht më mirë që të takohemi dhe, bazuar në realitetet aktuale, të diskutojmë me qetësi të gjitha fushat me interes si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë”, tha Putin gjatë një interviste me gazetarin e televizionit shtetëror, Pavel Zarubin.
“Ne jemi gati,” tha Putin, duke shtuar se ai dhe Trump mund të gjejnë “terren të përbashkët” për zgjidhjen e çështjeve strategjike të sigurisë dhe ekonomike.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente