Presidenti Bajram Begaj nga Bolonja: Të forcojmë lidhjet dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi

Presidenti Bajram Begaj nga Bolonja: Të forcojmë lidhjet dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi

Nga Bolonja në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, presidenti Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë. ”Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot mes jush në këtë aktivitet kuptimplotë. “Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët çdo takim është një mundësi e re është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi”,-tha Begaj.
Kreu i Shtetit u drejtoi një ftesë komunitetit arbëresh, atij shqiptar dhe të rinjve tanë që studojnë në Universittin e Bolonjës, një nga më të vjetrit në Evropë, që të krijojnë sa më shumë rrjete bashkëpunimi që forcojnë identitetin, rrisin integrimin në Itali dhe i japin komunitetit atje një rol edhe më të madh në jetën ekonomike, kulturore dhe politike.

“Shqipëria ka nevojë për të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen. Si President i Shqipërisë, dua t’ju siguroj se do të mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë, që ruan dhe promovon vlerat demokratike, identitetin tonë, dhe që kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe një të ardhme bashkëpunimi të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë”.
Ndërsa vlerësoi kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e rrënjëve, duke i cilësuar ata si kujdestarët e pjesës së vyer të identitetit shqiptar, Presidenti i Republikës u ndal edhe te shqiptarët e rinj të emigruar pas viteve ’90, të cilët i quajti shembull të shkëlqyer integrimi.
“Janë rrugë të ngjashme, rrugë suksesi të siguruara me punë, përkushtim dhe respekt për ligjet dhe kulturën italine. Në këtë histori suksesi, më duhet të përmend edhe rolin e jashtëzakonshëm të Italisë. Ajo ka qenë dhe mbetet një mik i çmuar për Shqipërinë. Për arbëreshët, ajo u bë një shtëpi që u ofroi strehim dhe mundësi për të krijuar një jetë të re duke ruajtur trashëgiminë e tyre. Për shqiptarët e sotëm, Italia u shndërruar në shtëpi të dytë, ku jo vetëm u integruan, por edhe kontribuojnë aktivisht. Italia ka qenë dhe mbetet avokati ynë më i madh në procesin e integrimit europian dhe një partner strategjik për zhvillimin tonë. Marrëdhëniet tona janë janë të bazuara në lidhje historike, kulturore dhe njerëzore”, u shpreh Presidenti Begaj i cili shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve më të larta të këtij qyteti dhe rajonit Emilia-Romagnia, për mbështetjen në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Itali.
Një falënderim të posaçëm i drejtoi Shoqatës”Korabi”, duke u shprehur: “Jo vetëm që Korabi është mali më i lartë në Shqipëri, por është vendi ku rrinë shqiponjat. Shqiponja jeton gjatë. Ajo që është e rëndësishmë për shqiponjat është fakti se, duke qëndruar lart, shikojnë larg dhe qartë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente