”Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”, Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç
Bota E Martë, 14 Janar 2025 20:12
Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje lidhur me pronësinë e industrisë serbe të naftës, që aktualisht mbahet në pjesën më të madhe nga firma ruse, Gazprom Neft.
“Sigurisht që ne dëshirojmë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen ekskluzivisht në interesin e popujve të Serbisë dhe Rusisë, në interesat e shteteve tona që janë të përbashkëta në pjesën më të madhe të çështjeve. Këto marrëdhënie janë të pasuria me marrëveshje dhe projekte konkrete, përfshirë ato në fushën e energjisë”, tha Sergej Lavrov.
Lavrov shton se situata, edhe nga pikëpamja ligjore, kërkon vendime tepër të guximshme. Gjithashtu pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Europian po fërkojnë duart kundër Serbisë, duke kërkuar që ajo të tradhtojë Rusinë. Ministri rus shton se presidenti amerikan në largim, Joe Biden, po kërkon të dëmtojë Serbinë dhe administratën e Donald Trump.
Burimi