![Pirro Çako u sëmur? Arilena Ara thumbon produksionin e Këngës Magjike: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/pirro-cako-u-semur-arilena-ara-thumbon-produksionin-e-kenges-magjike-gezojme-shendet-si-kurre-me-pare_6758a6a45fdb9.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Pirro Çako u sëmur? Arilena Ara thumbon produksionin e Këngës Magjike: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë
Showbiz E Martë, 10 Dhjetor 2024 21:14
Pirro Çako dhe Arilena Ara konkuruan në festivalin e ”Këngës Magjike 2024” me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.
Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale. Pas deklaratës së Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.
Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë”.
Burimi