Pika e grumbullimit në Lushnjë u mbështet nga AZHBR, Balluku: Bashkëpunon me mbi 50 fermerë të zonës

Pika e grumbullimit në Lushnjë u mbështet nga AZHBR, Balluku: Bashkëpunon me mbi 50 fermerë të zonës

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte në fshatin Krutje e Poshtme në Lushnjë, në pikën e grumbullimit, magazinimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të vëllezërve Allkanjari. Balluku e cilësoi këtë qendër grumbullimi një model në sistemin e bujqësisë me një eksperiencë të konsoliduar në treg, që sot bashkëpunon me më shumë se 50 fermerë të zonës.
Vëllezërve Allkanjari kanë investuar me mbështetjen e AZHBR-së në ngritjen e kësaj pike grumbullimi që operon prej 5 vitesh. Këtu grumbullohen kryesisht prodhime bujqësore të stinës, që shkojnë më pas për të furnizuar tregjet e Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit. Njëri prej vëllezërve tregon se, këtë vit prodhimi ka qenë i bollshëm dhe nuk mungon asnjë produkt bujqësor i stinës, të cilat janë në sasi të konsiderueshme dhe cilësore. “Fermerët vjelin produktet nga serrat e tyre dhe i sjellin në pikën tonë, të cilat ne shpërndajmë për tregun vendas”, tha ai.

Balluku theksoi se prodhimi i bollshëm ka sjellë dhe rënie të çmimit. ”Është sfidë gjetja e një balance mes fermerëve dhe pikave të grumbullimit sa i takon çmimit të prodhimit, ku fermerët kërkojnë nga grumbulluesit një çmim konstant javor dhe jo çmim ditor. Pikat e grumbullimit sot kanë fluks të lartë pune. Vlen të theksohet se prodhimet që dalin nga zona e Myzeqesë, tregtohen në tregun vendas dhe shkojnë për eksport, si prodhime të një cilësie të lartë që edhe përmes kontrolleve laboratorike, dalin në parametrat e lejuara të përdorimit të pesticideve, duke i bërë ato të plotësojnë standardet dhe të konkurrojnë në tregjet e huaja”, tha Balluku.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente