Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, përplasje mes Lavrov dhe Blinken në takimin e OSBE
Bota E Premte, 6 Dhjetor 2024 12:17
Rreziku për përshkallëzim të luftës në Ukrainë, ka shkaktuar përplasje mes ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken. ata ishin të pranishëm në takimin vjetor të OSBE për sigurinë, ndërsa Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Nga ana tjetër Sekretari Blinken akuzoi Rusinë për përshkallëzimin situatës në rajon, duke vënë në dukje se ministri i jashtëm rus, folësi i katërti në takim dhe nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimet e homologëve të tjerë.
“Le të flasim për përshkallëzimin”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur dislokimin e forcave të Koresë së Veriut në Evropë, përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi për të sulmuar Ukrainën, vendimin e Rusisë për të ndryshuar doktrinën e armëve bërthamore. Para se të largohej nga salla, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e quajti homologun e tij rus Sergej Lavrov një “kriminel lufte”.
Më pas gjatë një interviste Lavrov tha se përdorimi i një rakete hipersonike në luftën e Ukrainës synonte ta bënte Perëndimin të kuptonte se Moska ishte gati të përdorte çdo mjet për të mos patur asnjë humbje strategjike.
Burimi