
Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli
Showbiz E Premte, 21 Shkurt 2025 17:26
Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme nga ajri.
Një parashutë me flamurin kombëtar u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë banorëve. Ajo që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte një fotografi unike e dyshes, e vendosur në parashutë, ku shkruhej ”Team Nubi”.
Dizajni i fotografisë ishte simbolik dhe emocionues: në njërën anë, pranë Eglit, ishte flamuri kombëtar, ndërsa pranë Gjestit, flamuri i Kosovës, duke simbolizuar lidhjen e fortë mes tyre dhe mbështetjen e madhe që kanë jashtë.
Ky moment i papritur i emocionoi pafund Gjestin dhe Eglin, të cilët e përjetuan me gëzim dhe mirënjohje këtë gjest të bukur nga fansat e tyre.
Burimi