
“Paqe” mes United dhe Arsenalit në superduelin e Premier League
👁856
Sporti E Diel, 9 Mars 2025 19:38
Super dueli i javës së 28-të mes Manchester United dhe Arsenalit në Premier League, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.
Bruno Fernandes ekzekutoi në mënyrë të saktë një goditje dënimi në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin “Djajve”.
Goli i barazimit për “Topçinjtë” erdhi në minutën e 73-të, Jurrien Timber jep një asist perfekt për Declan Rice, i cili shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme.
Pas këtij barazimi, Arsenal gjendet 15 pikë larg Liverpool-it të vendit të parë, gara për titull përfundimisht është e mbyllur. Manchester United renditet në vend të 14-të me 34 pikë.
Burimi