Papa në spital, nuk e ka kaluar ende rrezikun

Papa në spital, nuk e ka kaluar ende rrezikun

Bota E Premte, 21 Shkurt 2025 21:14
Papa Françesku i cili prej disa ditësh është shtruar në spital duke u kuruar për pneumoni, nuk është përmirësuar ende. Një nga mjekët e tij është shprehur se ai do të vijojë të qëndrojë në spital për të paktën edhe një javë.
“A është jashtë rrezikut? Jo. Por nëse pyetja është ‘a është ai në rrezik për vdekje?”, përgjigja është sërish ‘jo’,” tha Sergio Alfieri, një kirurg i përgjithshëm në spitalin universitar Gemelli të Romës, duke shtuar se Papa ishte në dijeni se sa e rëndë ishte situata. “Papa e di këtë. E kuptoj që situata është serioze”, është shprehur mjeku.

Mjeku tha se Papa ishte me humor të mirë dhe të premten vizitoi kishën e spitalit për t’u lutur. Ai ishte gjithashtu në gjendje të bënte disa punë, por gjendja e tij shëndetësore mund të ndryshonte nga dita në ditë, kështu që ai do të qëndrojë në spital ende. Papa u shtrua në spital të premten e kaluar pasi vuante nga bronkiti. Ai më vonë u diagnostikua me një infeksion të traktit respirator dhe pneumoni në të dy mushkëritë, një kombinim për të cilin mjekët thanë se e bëri trajtimin e tij terapeutik më kompleks.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente