Nuno Mendes sfidon Mbappe: Jam gati nëse do të vijë në krahn tim, do bëj çmos për ta ndalur!

Nuno Mendes sfidon Mbappe: Jam gati nëse do të vijë në krahn tim, do bëj çmos për ta ndalur!

Mbrojtësii Portugalisë, Nuno Mendes, doli në konferencë para ndeshjes me Francës. Ai ka paralajmëruar Kylian Mbappe nëse do ta sfidojë në duel në krahun e majtë ku luan.
“Të them të vërtetën, Kylian nuk do të luajë në krahun tim. Por nëse do të guxojë të sulmojë në krahun tim, unë do të jem gati. Stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh, të gjithë jemi përgatitur shumë mirë për takimin me Francën.
Do të bëjmë të pamundurën për t’i kufizuar pikat e tyre të forta, gjithashtu duam të luajmë futbollin tonë. E kemi të qartë se na pret një sfidë e komplikuar. Gjithsesi, unë e njoh mirë Mbappenë dhe do të bëj çmos për ta ndaluar”, deklaroi Mendes.
Burimi