Nuk do të bëhet kryeministër? Berisha rrëzon çdo dyshim, do të jem unë!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në ”Opinion”, thotë se do të jetë në garë për kryeministër, nëse PD-ja fiton zgjedhjet më 11 maj 2025.
”Unë kam zgjedhur për të votuar për partinë, por pas zgjedhjeve do të bëhet një garë”.
A do jeni ju kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?
Berisha: Unë kam dal me premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve do të ketë një votë për kryeministrin. Izraeli është një vend që në zgjedhjet e përgjithshme që voton për partine dhe kryeministrin. Unë kam zgjedhur për të votuar për partinë, por pas zgjedhjeve do të bëhet një garë. Nuk është përgjegjësia ime kurajo e të tjerëve, secili bën llogaritë e veta. Berisha ka një performancë sikur të ishte 50 vjeç ka të tjerë që thonë se është 80 vjeç. Unë 80 vjeç jam, nuk e mohoj. Ky është një rikthim, nuk është një proces i zakonshëm.
Burimi