
Nelson Hysa hedh “KO” rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO (VIDEO)
👁1181
Sporti E Diel, 9 Mars 2025 15:47
Në Mynih u mbajt të shtunën e 8 marsit turneu i boksit “Anuar Fight Night 2”, aty ku boksieri shkodran Nelson Hysa ia doli të fitonte që në raundin e parë dhe bëhej kampion i Europës në WBO.
Boksieri Hysa nuk e pati të vështirë kundër rivalit Molina, me shkodranin që e hodhi “KO” që në raundin e parë. Ndeshja nuk pati histori dhe Hysa merr rripin e kampionit të WBO duke konfirmuar shkëlqimin në vitin e dytë radhazi.
Burimi