
Negociatat e paqes mes Rusisë-Ukrainës, dy zyrtarë të lartë amerikanë udhëtojnë në Arabinë Saudite
👁3352
Bota E Shtunë, 15 Shkurt 2025 21:47
Dy zyrtarë të lartë amerikanë po udhëtojnë në Arabinë Saudite për të nisur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Burime për NBC News bëjnë me dije se këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari special Steve Witkoff janë rrugës për në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se të mërkurën, presidenti Trump tha se kishte pasur një marrëveshje për të filluar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedave telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Presidenti ukrainas në konferencën e sigurisë në Mynih, tha se Europa duhet të luajë gjithashtu një rol në negociata.
Burimi