Ndalimi i TikTok në SHBA, Trump: Do i japim aplikacionit edhe 90 ditë kohë
Bota E Shtunë, 18 Janar 2025 20:32
Donald Trump ka thënë se ka të ngjarë të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv pas marrjes së detyrës të hënën për t’i dhënë TikTok një afat 90-ditor shtesë nga dita e vendosur e ndalimit të tij.
Në një intervistë me NBC Neës , Trump tha se nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar, por po konsideronte zgjatjen e afatit të së dielës për aplikacionin.
Një zgjatje do t’i jepte kompanisë mëmë me bazë në Kinë të aplikacionit që t’ia shesë një blerësi jo-kinez ose do të përballet me një ndalim në të gjithë shtetet.
“Unë mendoj se ky do të ishte, sigurisht, një opsion që ne e shikojmë. Zgjatja prej 90 ditësh është diçka që me shumë mundësi do të bëhet, sepse është e përshtatshme.
‘E dini, është e përshtatshme. Duhet ta shikojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe. Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën.’
Komentet e tij erdhën pasi Gjykata e Lartë lejoi që ndalimi të hynte në fuqi në Shtetet e Bashkuara të premten.
Burimi