Ndahet nga jeta kleriku bektashi Haxhi Baba Faik Selmani, Balla: Pati një kontribut të spikatur

Ndahet nga jeta kleriku bektashi Haxhi Baba Faik Selmani, Balla: Pati një kontribut të spikatur

Haxhi Baba Faik Selmani është ndarë nga jeta nga jeta në moshën 72 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Haxhi Baba Ardit Selmani me anë të një statusi në rrjetet sociale këtë të premte. Baba Faiku është cilësuar si një nga figurat me peshë të madhe në radhët e bektashinjve.
Teksa ka shprehur ngushëllimet për këtë ndarje, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nëvnizon se Baba Faik Selmani, pati një kontribut të spikatur.

”Ngushëllime besimtarëve bektashinj të Elbasanit, të Shqipërisë dhe në diasporë për ndarjen nga jeta të një njeriu dhe miku të veçantë si Baba Faik Selmani. Ai pati një kontribut të spikatur përkrah klerikëve të tjerë bektashianë në rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë si dhe në ringritjen e objekteve të besimit në Gjyshatat e Gjirokastrës dhe të Elbasanit. Zoti e bashkoftë shpirtin e tij me shpirtrat profetëve dhe shenjtorëve bektashinj”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente