Murgesha merr stafetën, bëhet më e moshuara në botë dhe tregon sekretet

Bota E Hënë, 6 Janar 2025 20:52
Një murgeshë në Brazil duket se ka marrë stafetën tashmë pas vdekjes së një gruaje në Japoni dhe është bërë personi më i vjetër që jeton në botë. Motër Inah Canabarro ishte shumë e dobët në vegjëli, madje kanë qenë të shumtë që mendonin se nuk do i mbijetonte dot fëmijërisë.
Por tashmë mbi supe ka 116 vite jetë. Ajo është edhe tifoze e futbollit ndërsa nuk ka ngurruar të tregojë sekretin e jetëgjatësisë së saj. Për të është besimi i saj katolik.

“Jam e re, e bukur dhe miqësore. Të gjitha këto cilësi pozitive që duhet t’i kesh”, i tha ajo vizitorëve të saj nga shtëpia ku qëndron në Porto Alegre. Canabarro ka lindur më 8 Qershor 1908 në një familje të madhe. Familjarë të saj kanë treguar se në fakt ajo ka lindur më 27 Maj, por është regjistruar me dy javë me vonesë. Stërgjyshi i saj është një gjeneral i famshëm brazilian, i cili ngriti armët gjatë periudhës kur Brazili kërkonte pavarësi nga Portugalia në shekullin e 19.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente