Meri Shehu tregon yjet për 12 shenjat e horoskopit
Showbiz E Hënë, 20 Janar 2025 20:37
Dashi, 3 yje-Janë një nga shenjat kardinale që kanë qenë në “prizë” edhe pse e kanë hequr, kanë ngelur reflekset e një tërbimi të brendshëm, ose të një rezonance dhe duhet të bëjnë shumë kujdes në çështjet shoqërore e familjare.
Demi, 2 yje-Do të sprovohen shumë në lidhje me punën, karrierën, emrin dhe me famën e tyre. Plutoni që takohet me Diellin në Ujor tregon një përmbysje sa u përket këtyre dy temave ose shtyrjen e një evenimenti, të një ceremonie të madhe për jetën personale, të një martese ose të konfigurimi të madh në jetën e tyre. Kemi një tentativë që këta në këtë periudhë të ndjehen pak çuditshëm.
Binjakët, 4 yje-Ujori, Urani dhe Plutoni u jep mbështetje dhe hapësirë. Është në shtëpinë e nëntë për ta dhe jep mundësi për filozofi, marrëdhënie të reja dhe zgjerim të marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kështu që nuk është një metamorfozë e vështirë në rënie, por besoj se është një metamorfozë e përparuar për ta. Kontaktet me jashtë, filozofitë, artet ose politika do të jenë në favor të tyre.
Gaforrja, 2 yje-Janë një nga shenjat kardinale që e përjetuan Hënën e plotë blu të vështirë me Marsin e kundërt në shenjën e tyre, Plutoni që takohet me Diellin në Ujor do të thotë që siguria e tyre lëkundet shumë. Edhe nëse do të jenë shumë të sigurt, përsëri një çështje shumë e madhe personale, ligjore dhe ekonomike i trondit. Pasiguria u kthehet në një makth.
Luani, 1 yll-E kanë Diellin në Ujor dhe Plutonin përballë, sidomos Luanët e lindur në 10 ditëshin e parë e kanë shumë në kundërshtim dhe në ato bashkëpunimet e mëdha do të kenë shumë angatonizëm. Ka njerëz që kërkojnë maksimumin nga ata, ka dhe nga ata që duan të eleminojnë forcën dhe pushtetin e tyre. Shumë Luanë do të ndjenjë vështirësi këtë periudhë.
Virgjëresha, 2 yje-Në çështje me punën do të fillojë një ankth i çuditshëm, çfarëdo që të ndodhë ai ankthi duket sikur merr përmasa të çuditshme dhe nuk i lë të qetë. Çdo ditë do të ndjejnë një ankth dhe pasiguri, por që lidhet me punën dhe çështje shëndetësore. Kjo është më shumë e fiksuar dhe kthehet në një bumerang brenda tyre.
Peshorja, 3 yje-Do të jenë nga më krijueset këtë periudhë, në fushën e artit, krijmtarisë dhe dashurisë. Do bëjnë gjëra të papara, nuk do të mendojnë vetëm në planin dysh, por se si do ta kombinojnë bukur jetën e tyre të rrethuar dhe nga gjëra të tjera, jo vetëm në aspektin erotik.
Akrepi, 1 yll-Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë me Diellin dhe Plutonin në Ujor, mund të kapërcejnë një sfidë personale, familjare dhe pasiguri. Por, të tjerët do të kenë një situatë më të mirë me ndikimin e Hënës së plotë në Gaforre në çështje ekonomike dhe komunikime me jashtë.
Shigjetari, 3 yje-Nuk do të vuajnë shumë nga Dielli që takohet me Plutonin në Ujor. Në fushën e shoqërisë dhe qëllimeve sikur do të lartësohen. Bëhen njerëz që kërkojnë vlera dhe një ngjitje cilësore në jetën e tyre.
Bricjapi, 1 yll-Janë në katastrofë ekonomike, në pasiguri të mëdha. Hëna e plotë është përballë tyre dhe Mërkuri i kundërt në Gaforre e sfidojnë këtë shenjë, kështu që për Bricjapët do të ishte mirë të mos bënin asgjë, ose nëse bëjnë diçka duhet të veprojnë me qetësi dhe mbase shikojnë dritë në fund të tunelit.
Ujori, 2 yje-Takohet Dielli me Plutonin në shenjën e tyre dhe çdo gjë për Ujorët ka të bëjë me planin e tyre personal me veten e tyre, çdo gjë do të rrotullohet tek vetja e tyre. Pra në qendër, egocentrizmi më i madh në këtë periudhë është i Ujorëve.
Peshqit, 1 yll-Janë në vështirësi të mëdha psikologjike. Takimi i Diellit me Plutionin në Ujor i bën që psikologjia e tyre të jetë pak e rënduar. Megjithatë do të kalojnë mirë në këtë periudhë.
Burimi