Marika Kallamata, “Artiste e Merituar” që la gjurmë të pashlyeshme në artin skenik shqiptar
Albert Vataj
Pesë vite më parë, një tjetër personazh i artit tonë skenik, i traditës sonë të filmit, i rolit të pamohueshëm të grave në vlerat krijuese, Marika Kallamata, ikën nga të gjallët që e ngjitën në qiell aktrimin, fuqinë interpretuese dhe shpirtin e sakrificës dhe ngadhënjimit mbi çdo pengim e ndalim.Marika Kallamata, një prej ikonave të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2019, në moshën 89-vjeçare. E lindur në vitin 1930, ajo mbetet një emër i paharruar në historinë e artit tonë kombëtar. Gjatë karrierës së saj të bujarshme dhe frytdhënëse, me shumë role dhe personazhe, personalitete dhe tipe, karaktere dhe identitete, ajo mishëroi në secilin ndër ta, vetën e saj. E tillë ishte bashkëjetimi me rolet që solli në jetë, sa vetë jeta e saj ishte zgjatim i këtyre roleve, i këtyre përjetimeve. Kallamata u dallua për talentin e jashtëzakonshëm, interpretimin e ndjerë dhe përkushtimin e saj ndaj skenës, gjithëkjo për të mbetur në kujtesën tonë si një identitet unik interpretues.Ajo interpretoi me mjeshtëri në dhjetëra role që mbetën në kujtesën e publikut shqiptar. Spikati për thellësinë dhe autenticitetin që i dha çdo personazhi, duke i kthyer ato në figura të gjalla dhe të prekshme, sepse e tillë ishte ajo, në përmasa të tilla ajo e jetoi rolin dhe e solli tek ne.Rrugëtimi i saj artistik u kurorëzua me titullin e lartë “Artiste e Merituar”, një dëshmi e kontributit të saj të jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës shqiptare.Krahas skenës, Marika Kallamata kontribuoi edhe në kinematografi, duke sjellë role të paharrueshme në ekranin e madh. Dashuria e saj për artin dhe aftësia për të frymëzuar breza të tërë aktorësh e kanë bërë një figurë të çmuar dhe të përjetshme në memorien tonë kolektive.Karriera e saj u karakterizua nga rolet e shumta dhe të larmishme në teatër, ku shquhej për aftësinë e saj të rrallë për të mishëruar personazhe me emocion dhe thellësi psikologjike. Ajo interpretoi me mjeshtëri në skenën e Teatrit Kombëtar, duke sjellë në jetë figura të ndërlikuara dhe të paharrueshme.Marika Kallamata është shembulli i një artisteje të përkushtuar që i dha zë, jetë dhe shpirt artit shqiptar.Lamtumira e saj na rikujton rëndësinë e vlerësimit të njerëzve të shquar, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre i japin shpirt kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Marika Kallamata jeton përmes veprës së saj dhe kujtimeve të publikut që ajo e preku me artin e saj të madh.Aktivitetin artistik, Marika Kallamata e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.Por nuk mund të jetë i plotë portreti i Marika Kallamata pa filmografinë dhe rolet e saj, Filomena në “Një baba tepër” (2000), “Vitet e pritjes” (1990), një nga nënat e fshatit, pastruesja në filmin “Një vit i gjatë” (1987), nëna e Magdalenës në “Fjalë pa fund” (1986), gjyshja e Martinit në “Gabimi” (1986), nëna e Zanës në “Fillim i vështirë” (1986), nëna e Bardhylit në “Kur hapen dyert e jetës”, (1986), Ishja në “Ëndërr për një karrige” (1984), nëna e Norës në “Nxënësit e klasës sime” (1984), gjyshja në “Kur xhirohej një film” (1981), Xhekua në “Dollia e dasmës sime” (1978) dhe fshatarja në “Fëmijët e saj” (1957), etj. Por Marika Kallamata më shumë se për rolet në kinematografi, ajo do të kujtohet dhe nderohet, do të referohet dhe merret si shembull frymëzimi për gjeneratat e aktor%ve me rolet e saj në teatër.
Burimi