
Makina përplas fëmijën 2 vjeç, humb jetën në spital
👁1194
Një fëmijë vetëm dy vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar drejtuesin që shkaktoi aksidentin me vdekje.
“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.
Burimi