LIVE/ Spanja shokon Gjermaninë, kalon në avantazh me një super gol të Olmos (VIDEO)

LIVE/ Spanja shokon Gjermaninë, kalon në avantazh me një super gol të Olmos (VIDEO)

Spanjë-Gjermani po luajnë për raundin e çerekfinaleve të EURO 2024. Dueli zhvillohet në “MHPArena” në Stuttgart, trajnerët De La Fuente dhe Nagelsmann kanë zgjedhur 11-shet e tyre të zakonshme. Më poshtë do ju sjellim rastet më pikante.
SPANJË-GJERMANI 1-0
82′ Havertz pranë golit me një goditje me parabël

77’ Fullkrug pranë golit të barazimit, por goditja e tij përfundon në shtyllën e majtë të portës.
52’ GOOOL- Spanja dhuron spektakël dhe kalon në avantazh me një aksion të kthyer në gol nga Dani Olmo.

47’ Morata stopon mjaft mirë topin brenda zonës dhe tenton menjë goditje të fortë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit
36′ Nico Williams godet brenda zonës, por ndalet nga portieri Neuer. Gjithsesi arbitri akordoi pozicion jashtë loje
35′ Havertz shfaqet përballë Unai Simon, por portieri spanjoll e ndal gjuajtjen e tij sërish.
7′ Pedri pëson një ndërhyrje të ashpër në mesfushë nga Toni Kroos dhe pas disa sekondash detyrohet të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

1’ Starton super dueli
Formacionet zyrtare
Burimi