Lindja e Mesme, Papa Françesku: Të respektohet armëpushimi e të arrihet zgjidhja e drejtë me dy shtete
Françesku, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, kujtoi armëpushimin që e fillon sot Gaza dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ndërmjetësuesit: “Është punë e bukur të ndërmjetësosh për paqen”. Papa shpreson se të gjitha pengjet do të kthehen në shtëpi dhe se ndihma humanitare do të arrijë së shpejti në Rrip. Së fundi, e shikon lirimin e të burgosurve në Kubë si “gjest shprese të madhe”.
Pas kaq dhimbjesh, pas lutjeve, pas thirrjeve drejtuar Marisë Virgjër, Mbretëreshës së Paqes, Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, shprehu mirënjohjen ndaj atyre të cilët punuan për arritjen e armëpushimit në Gaza, që hyri në fuqi vetëm pak orë më parë.
U shpreh mirënjohjen të gjithë ndërmjetësve. Është punë e mirë ndërmjetësimi që të arrihet paqja. Faleminderit ndërmjetësve. Falënderoj gjithashtu të gjitha palët e përfshira për këtë rezultat të rëndësishëm. Uroj që çka u miratua të respektohet menjëherë nga palët dhe të gjitha pengjet, më në fund, të mund të kthehen në shtëpi dhe të përqafojnë të dashurit. Lutem shumë për ta dhe familjet e tyre.
Ndihmë për ata që vuajnë
Papa shqetësohet edhe për familjet e shumta në Gaza që kalojnë çaste të vështira, që vuajtën nga uria, humbja e njerëzve të dashur dhe kushtet e vështira që pashmangshmërisht i sjell lufta. Shpresoj që e gjithë ndihma humanitare të arrijë tek popullsia e Gazës më shpejt dhe në sasi më të mëdha, pasi është aq urgjentisht e nevojshme.
Dy shtete
“Si izraelitët dhe palestinezët – kujton Papa Françesku – kanë nevojë për shenja të qarta shprese”. Shpresoj që autoritetet politike të të dyjave palëve, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të arrijnë zgjidhjen e duhur për të dy shtetet. Të gjithë le t’i thonë po dialogut, po pajtimit, po paqes. Të gjithë lutemi për këtë: dialog, pajtim, paqe.
Në Kubë, gjeste të mëdha shprese
Papa kujtoi edhe lirimin e shpallur të një grupi të burgosurish nga burgjet kubane. Dje lirimi i profesorit Petro Albert Sanchez, 70-vjeçar, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore vuante dënimin në arrest shtëpijak dhe i Felix Navarro Rodriguez, i dënuar me 9 vjet burgim. Gjest i madh shprese, që konkretizon një nga synimet e këtij viti jubilar. Uroj që në muajt e ardhshëm të vazhdojë ndërmarrja e nismave të këtij lloji në vende të ndryshme të botës, me shpresen se do të ngjallin besim në rrugën e njerëzve dhe popujve.
Papa: nëse frika dhe shqetësimet e heqin shijen e jetës, Zoti jep shpresë
Në fund, Papa përshëndeti besimtarët e pranishëm, duke kujtuar Javën e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, me nxitjen që të lutemi për “dhuratën e çmuar të bashkimit të plotë të të gjithë dishepujve të Zotit”. E të lutemi gjithnjë për Ukrainën e martirizuar, për Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe për të gjithë popujt që vuajnë nga lufta.
R.SH. / Vatikan
Burimi