
Kupa e 80-vjetorit të Çlirimit, Manastirliu tregon gjimnazet fituese në futboll dhe volejboll
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, është zhvilluar një garë ndërmjet gjimnazeve të vendit në volejboll dhe futboll.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se “edhe sporti u bë urë bashkimi për gjimnazistët nga çdo cep i vendit, që konkurruan gjatë këtij muaji në dy disiplina sportive: futboll dhe volejboll”.
Sipas ministres, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Tiranë, gjimnazi “Oso Kuka”, Shkodër, në disiplinën e futbollit dhe Gjimnazi i Rrëshenit, Mirditë, në disiplinën e volejbollit, u shpallën fituesit e Kupës së 80-Vjetorit të Çlirimit. “Urime fituesve dhe gjithë nxënësve e mësuesve të shkollave pjesëmarrësve në këtë garë të bukur sportive”, e përmbyll ministrja reagimin.
Burimi