
“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Elisa Spiropali: Pasuri e çmuar e Shqipërisë, tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit
👁1467
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur përfshirjen e “K’cimit të Tropojës” në listën e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO.
“K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Shpirti krijues, patriotizmi, krenaria, fisnikëria, virtuoziteti dhe talenti i artistëve popullorë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, pjesë e identitetit dhe e vlerave tona kombëtare, janë tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit.Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje kombëtare”,- shkruan Spiropali.
Burimi