Ka marrëveshje armëpushimi Izrael-Hamas, e konfirmon edhe Donald Trump
👁1315
Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, i tha CNN një burim i informuar për bisedimet.
Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të kapur nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023. Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Marrëveshja do të jepte pauzën e parë nga lufta për popullin e Gazës në më shumë se një vit, dhe vetëm të dytin që nga fillimi i bombardimeve izraelite.
Këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka thënë se pengjet në lindjen e Mesme do të lirohen shumë shpejt.
Burimi