Inaugurimi i Trump, titanët e teknologjisë në rreshtin e parë
Pas anëtarëve të familjes së Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, janë 4 miliarderët e teknologjisë me shumë ndikim, të rreshtuar në vendin kryesor për të parë ceremoninë e inaugurimit brenda Capitol Rotunda.
Shumë prej këtyre titanëve të teknologjisë, si Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Tim Cook jo vetëm që kontrollojnë pasuri masive, por siç raporton CNN, gjithashtu mbajnë frenat e prej rrjeteve më të fuqishme në botë, si X, Meta dhe Google.
Prania e këtyre peshave të rënda të industrisë nxjerr në pah ndikimin e tyre në rritje ndaj Trump pas fitores së tij elektorale dhe “kompleksit teknologjik-industrial” të paralajmëruar. Të tjerë janë themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez si dhe të nominuarit e kabinetit si Senatori Marco Rubio dhe kandidati i Pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr.
Burimi