I nxehti ekstrem në Meksikë/ Mbi 150 të vdekur

I nxehti ekstrem në Meksikë/ Mbi 150 të vdekur

Në Meksikë numri i personave që humbën jetën nga vala e të nxehtit që ka qenë efektive që nga fillimi i vitit është rritur në 155.
Sipas lajmeve në mediat meksikane, derisa numri i të vdekurve po rritet në vendin ku po përjetohet nxehtësi ekstreme, niveli i ujit në diga është në rënie.
Të paktën 155 persona kanë humbur jetën për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit 2024, shumica prej tyre në Veracruz.
Temperaturat kaluan mbi 45 gradë Celsius në shtetet Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi.
Në deklaratën e Sekretariatit të Shëndetësisë thuhet se vetëm në periudhën 13-18 qershor nga temperaturat e larta kanë vdekur 30 persona.
Rreth 2.567 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spitale për shkak të goditjes nga dielli.
Mësohet se vapa përvëluese do të vazhdojë deri më 5 tetor.
Në disa shtete të vendit sasia e ujit në diga ka rënë në nivele kritike për shkak të rritjes së shpejtë të shkallës së avullimit.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar njoftoi se më 9 qershor një valë e re e të nxehtit do të jetë efektive në të gjithë vendin dhe rekomandoi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.
Burimi