Hyn në fuqi ligji i ri, i cili lejon “Centralet energjetike brenda kullotave”

Hyn në fuqi ligji i ri, i cili lejon “Centralet energjetike brenda kullotave”

Brenda fondit kullosor do të lejohet ndërtimi i centraleve diellore dhe atyre të erës”. Ligji i ri është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke iu hapur rrugë zbatimit të tij.
Ndryshimet u bënë pas kërkesës së deputetes së Partisë Socialiste, Edona Bilali, që përmes një projektligji kërkoi lejimin e veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme e që deri më tani ishin të ndaluara për t’u zhvilluar brenda këtyre sipërfaqeve.

Sipas deputetes, ndryshimi i propozuar bazohej në kërkesat e bëra për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe eolike në fondin kullosor.

Ndërkaq, sipas variantit të miratuar sipërfaqe të caktuara dhe toka të fondit kullosor mund të jepen në përdorim për të zhvilluar në to veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike dhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Për lejimin e ushtrimit të veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme në fondin kullosor shtetëror janë njësitë e qeverisjes vendore që do të ndjekin procedurat ligjore përkatëse për dhënien e së drejtës së përdorimit.
Paralelisht, ligji i ri përcakton se në rastet kur në fondin kullosor publik dhe privat janë miratuar vendimmarrje të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për zhvillime turistike, nuk ndiqet procedura e heqjes nga fondi kullosor, por struktura e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave bashkiake, pasi merr dijeni, bën azhurnimin kadastral në kadastrën e fondit kullosor.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente