Hamasi liron tre pengjet e para
Tre pengjet e para izraelite i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sipas një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin, thotë ushtria izraelite.
Pamjet televizive treguan tre gratë duke zbritur nga një makinë në Gaza, të shoqëruara nga luftëtarë të armatosur.
Tre pengjet që pritet të dorëzohen ishin identifikuar më parë si Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher, të cilët kanë kaluar gati 500 ditë në robëri që nga sulmet e 7 tetorit 2023.
Tri gratë u dorëzuan nga Kryqi i Kuq një njësie të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Nga atje, gratë do të dërgohen në një strukturë ushtarake në Izrael, afër kufirit të Gazës për një ekzaminim fillestar përpara se të transportohen në një spital në Tel Aviv, ku do të takojnë familjet e tyre.
Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza në këmbim të 1904 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, ndërsa ushtria izraelite do të tërhiqet nga zonat me popullsi të dendur të Rripit të Gazës. /os/
Burimi