Guardiola befason të gjithë, Rodri përfshihet në listën e UEFA-s ndaj Realit

Guardiola befason të gjithë, Rodri përfshihet në listën e UEFA-s ndaj Realit

Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 14:29
Rodri është përfshirë në listën e Manchester City-it për play-off-et e Ligës së Kampionëve, ku djemtë e Guardiolës do të përballen me Real Madridin në fazën e 1/16-ve.
Një risi absolute duke marrë parasysh këputjen e pjesshme të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që Rodri pësoi më 23 shtatorin e kaluar dhe parashikimet e para për kohët e rikuperimit që dhanë rikthimin e fituesit spanjoll të Topit të Artë për muajin mars në skenarin më të mirë.

Megjithatë, përfshirja e tij në skuadrën e Champions League rrit mundësinë që ai të mund të luajë sërish para fundit të sezonit. Në listë janë dhe blerjet e reja: Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez.
Lista e plotë e lojtarëve të regjistruar
Portierë : Ederson, Stefan Ortega Moreno, Scott Carson.
Mbrojtës : Manuel Akanji, Nathan Ake, Ruben Dias, John Stones, Abdukodir Khusanov, Josko Gvardiol.
Mesfushorët : Nico, Ilkay Gundogan, Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Bernardo, Rodri, Mateo Kovacic, Matheus Nunes, James McAtee, Phil Foden, Jeremy Doku, Savinho.
Sulmues : Erling Haaland, Omar Marmoush.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente