Greqia mbështet BE: Mirëpresim propozimin për investimet e mbrojtjes

Greqia mbështet BE: Mirëpresim propozimin për investimet e mbrojtjes

Bota E Premte, 14 Shkurt 2025 19:27
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mirëpritur propozimin e Ursula von der Leyen për ndryshime në rregullat fiskale të Bashkimit Europian. Ai tha në një reagim në rrjetet sociale se ky është nja hap vendimtar për sigurinë e të gjithë vendeve të BE-së.
“Greqia ka mbrojtur prej kohësh për të përjashtuar investimet e mbrojtjes nga kufizimet fiskale. Ne mirëpresim propozimin … për të aktivizuar klauzolën e arratisjes, duke u mundësuar vendeve anëtare të BE-së të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse. Një hap vendimtar për sigurinë tonë kolektive”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Konferecën e Sigurisë që u mbajt të premten në Mynih shpalosi planet e BE për të bërë ndryshime në shpenzimet në kuadër të mbrojtjes, që të lejojnë shtetet anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre dhe reformat në mënyrën se si organizohen projektet e investimeve pan-evropiane.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente