
Grabitje spektakolare në Itali, 10 persona vjedhin 3 milionë euro
Në një sulm të organizuar mirë, një grup deri në 10 persona sulmuan dhe grabitën automjetet e blinduar që transportonin 3 milionë euro në zonën e Puglias në Itali.
Grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Policia italiane bëri të ditur se personat e përfshirë në grabitje qëlluan disa herë me kallashnikovë dhe dogjën dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.
Rruga nacionale 613 u mbyll përkohësisht për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit në vendngjarje po mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.
Nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar.
Burimi