
Gol historik, Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë
👁793
Sulmuesi beratas, Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Garandas në Spanjë. Këtë fundjavë mund të quhet pa frikë një legjendë e klubit spanjoll, pasi statistikat janë në anë të 29-vjeçarit.
Në sfidën e javës së 17-të në La Liga 2 kundër Almerias në udhëtim, Uzuni shënoi golin e epërsisë për Granadan dhe e çon në 44 shifrën totale që ka shënuar për klubin që nga viti 2022 kur firmosi kontratën.
Goli i kësaj te shtunë u shënua në minutën e 45+1 dhe vlen shumë për sulmuesin, që ka shansin të bëhet golashënuesi më i mirë në histori. Me 44 realizime, Uzuni barazon golashënuesin më të mirë në histori te Granada, Youssef El Arabi.
Burimi