
Gjesti ia thotë në sy Elgit që s’ka ndjenja për të: Kam në mendje…
Showbiz E Shtunë, 22 Shkurt 2025 16:09
Gjesti ka bërë një deklaratë të befasishme që ka tronditur jo vetëm Eglin, por edhe të gjithë banorët e tjerë. Ai i tha Eglit se nuk kishte ndjenja për të, duke e lënë atë të prekur emocionalisht.
“Kur të them Egli, e kam në mendje një ish për momentin, edhe ta kallëzoj të vërtetën edhe të them që flej me ty, rri me ty, e krejt, por s’kam ndjenja për ty. Unë jam i vërteti edhe nuk ma ndjen. Nuk ta përdori ndjenjën tënde për të luajtur brenda në lojë”, u shpreh Gjesti me sinqeritet.
Këto fjalë, të thëna në sy të Eglit, e lënduan atë thellë. Pas këtij momenti, ajo vendosi të distancohej nga Gjesti dhe kaloi natën e vetme në shtëpinë e BBVA, duke u ndier e lënduar dhe e tradhtuar. Deklarata e Gjestit ka sjellë një reflektim mbi natyrën e ndjenjave dhe marrëdhënieve në një ambient si BBVA, ku ndjenjat shpesh ndihen të thella, por gjithashtu janë të komplikuara.
Burimi